roze

Edhe Kendall i është nënshtruar operacioneve plastike?!

Kendall Jenner i është nënshtruar operacioneve plastike si motra e saj Kylie Jenner?! Modelja e “Victoria’s Secret” ka lënë të nënkuptohet se i është nënshtruar operacioneve kirurgjikale për të fryrë buzën e sipërme dhe rrumbullakosur hundën.

“Nëse shihni fotot përpara dhe pas të Kendall Jenner, do të vini re një ndërhyrje në hundë dhe në buzë”, ka shkruar një fans në rrjetin social “Twitter”. Ndërsa një tjetër shton: “Ndoshta Kendall Jenner nuk ka fryrë buzët por përfundimisht ka bërë hundën. Nuk mund të na e hedhë”.

Kendall më parë ka hedhur poshtë thashethemet për ndërhyrje kirurgjikale, duke treguar se falë aftësive të linjës së make up të Kylie Jenner, ajo duket ndryshe.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button