Kosova

Anulohet vendimi për ish-zyrtarin e OKB-së në Kosovë

anulohet-vendimi-p-euml-r-ish-zyrtarin-e-okb-s-euml-n-euml-kosov-euml_hdTribunali i Apelit i Kombeve të Bashkuara e ka anuluar një vendim, i cili ishte në favor të personit James Wasserstrom, që i kishte akuzuar kolegët e tij për hakmarrje, për shkak se ai kishte shfaqur dyshime për korrupsion në misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

James Wasserstrom, shtetas amerikan, i cili ishte oficer udhëheqës kundër korrupsionit në misionin në Kosovë (UNMIK) në vitin 2007, tha se vendimi i publikuar fundjavën e kaluar, demonstron se as sekretari i përgjithshëm e as Zyra Etike e Kombeve të Bashkuara nuk kanë “interesim kredibil përtej fjalëve në mbrojtjen e individëve të guximshëm, të cilët paraqesin raste pas dëshmimit të keqbërjes”.

Tribunali i Mospajtimit të OKB-së kishte vendosur se Wasserstrom ishte subjekt i “trajtimit krejtësisht të papranueshëm” dhe akteve “tmerruese”, që paraqesin shkelje të sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut dhe e kishte shpërblyer atë me 65 mijë dollarë, raporton AP nga New Yorku.

Por, Tribunali i Apelit e ktheu këtë vendim me vota 2:1 për shkak se mund të vendos vetëm “vendime të caktuara administrative” dhe se në rastin e Wasserstromit, “rekomandimet nga Zyra Etike, e cila ishte krijuar nga Kombet e Bashkuara për t’i mbrojtur personat që zbulojnë gjëra të ndryshme, nuk ishin “vendime administrative” që do të mund të shqyrtoheshin nga Tribunali i Apeleve.

Ky vendim i fundit, i cili nuk mund të apelohet, i ekspozon mungesat e mbrojtjes së personave të ndryshëm në sistem, kanë thënë përfaqësues të sindikatës së personelit të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button