Home / Parlamentare / ZYRTARE/ Ja emrat e 4 ministrave të rinj

ZYRTARE/ Ja emrat e 4 ministrave të rinj

Kryeministri Edi Rama ka zyrtarizuar katër emrat e rinj në kabinetin qeveritar.

Fatmir Xhafaj do të jetë ministër i Brendshëm, Olta Xhaçka e Mirëqenies Sociale, Ogerta Manastirliu në postin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Eduart Shalsi në postin e Ministrit të Çështjeve Vendore.

Këto emra dolën pasi Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste ka mbledhur kryesinë e Partisë për të diskutuar lidhur me ndryshimet.

Largimi i katër ministrave, sipas Kryeministrit nuk ka të bëjë as me ndonjë rezervë për performancën e tyre, por vetëm me zgjedhjet e 18 Qershorit, pasi ata janë koordinatorë në zona të rëndësishme.

Ndryshimet e qeverisë

Fatmir Xhafa Ministër i Brendshëm, në vend të Saimir Tahirit

Olta Xhaçka Ministre e Çështjeve Sociale, në vend të Blendi Klosit

Ogerta Manastirliu Ministre e Shëndetësisë, në vend të Ilir Beqajt

Eduart Shalsi Ministër i Pushtetit Vendor, në vend të Bledi Çuçit

Leave a Reply

%d bloggers like this: