Sociale

Bëni kujdes! Rikthehet dëbora në disa qytete

Dimri dhe dëbora nuk duan të ikin. Ulja e temperaturave gjatë dy ditëve të fundit ka rikthyer dëborën në verilindje dhe në juglindje të vendit.

Në Bulqizë, trashësia sot shkon nga 5 cm deri në 15 cm në zonat malore. Po ashtu edhe Korça e Pogradeci janë zgjuar me dëborë, mbi 5 centimetra.

Nuk raportohen deri tani probleme me rrugët nacionale dhe rurale, por kujdes duhet të kini. Ndërkohë dëbora në këtë periudhë mund të shkaktojë dëme në bujqësi, pasi ditët me diell “gënjyen” fermerët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button