Kosova

Hoxha: Besimi në sistemin e drejtësisë është besim në shtetin tonë

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, sot në ceremoninë e ndarjes së certifikatave për 97 kandidatët të cilët e kanë përfunduar me sukses provimin e Jurisprudencës, tha se

Në ceremoni mori pjesë edhe kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi dhe kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Ministrja Hoxha ka përshëndetur punën e kandidatëve, të cilët sipas saj, do të jenë shtylla e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, do të jenë e ardhmja e këtij vendi.

“Para se të filloni çfarëdo funksioni konsideroj se duhet të udhëhiqeni nga mendimi se  çdo veprim dhe vendim i juaji ka peshë, ka fuqi. Ka fuqinë e sundimit të ligjit, ka peshën e pa kontestuar të së drejtës si shtylla kryesore e një shoqërie dhe shteti. Ju, të nderuar kandidatë, do të jeni ata që do të mbroni këtë shtyllë, dhe duke mbrojtur sundimin e ligjit ju do të mbroni qytetarin, do të mbroni vlerat dhe parimet universale, do të mbroni vendin tuaj”, tha ministrja.

Puna e juaj, shtoi Hoxha, do të kërkojë që të luftoni çdo padrejtësi dhe të ju ofroni qytetarëve dhe vendit tonë siguri dhe besim se drejtësia nuk është opsionale, nuk është selektive, por është e pa kompromis karshi padrejtësive dhe shkeljes së ligjit.

“Të gjitha këto nuk janë të lehta, kanë sfidat e veta por janë të arritshme nëse udhëhiqeni nga parimi se askush dhe asgjë nuk është mbi ligjin dhe të drejtën”, tha ministrja Hoxha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button