Maqedonia

Sindikata e diplomatëve: Distancohemi nga letra e Ivanov për faktorin ndërkombëtar

Sindikata e shërbimit diplomatik ka reaguar ndaj letrës së Gjorge Ivanov drejtuar SHBA-ve, BE-së, NATO-s dhe Turqisë ku i kërkon mbrojtjen e sovranitetit të shtetit, nga siç i quan ai, faktori destruktiv i jashtëm, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Sindikata jonë ka vërtetuar dhe është siguruar se vendimi i kryetarit Ivanov për të shkruar një letër për ndihmë nga SHBA-të, BE-ja, NATO dhe Turqia nuk ka pasur konsultimet tona si trup diplomatik në vend edhe pse nga kabineti i kryetarit ka pasur konsultime me trupin tonë. Bëjmë me dije se ky vendim i Ivanov do të ndikojë keq në namin e shtetit përballë faktorit ndërkombëtar. I bëjmë thirrje kryetarit Ivanov që mos i bëjë vendimet duke u bazuar në lajme të mediumeve por të sjell vendime të bazuara në dokumenta zyrtare.” kanë shkruar nga Sindikata e shërbimit diplomatik.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button