Home / Keshilla / Testi i thjeshtë që tregon nëse keni myk në organizëm

Testi i thjeshtë që tregon nëse keni myk në organizëm

Candida albicans është një lloj myku që gjendet në gojë, sistemin e tretjes apo vaginë. Për fat të mirë janë bakteret e mira që e mbajnë atë nën kontroll. Simptomat kryesore që tregojnë se në trupin tuaj është shfaqur Candida lidhen me ndryshime të papritura të humorit, përqendrim të dobët, sistem të dobësuar imunitar apo lodhje kronike.

Për të parandaluar shfaqjen e Candida-s, duhet të bëni ndryshim me dietën tuaj ushqimore. Ajo duhet të përbëhet nga 60% perime të freskëta, 20% proteina ( si vezë, mish pule, peshk, soje dhe bishtajore), 10% karbohidratet ( si tërshërë, grurë, fasule dhe oriz) dhe 10% fruta të freskëta. Për më tepër, duhet që të konsumoni edhe kos probiotik në bazën tuaj ditore.

Për shkak se birra, picat, ushqimet e pjekura dhe buka nxisin shfaqjen e Candidas, ju duhet t’i eliminoni patjetër nga dieta juaj. Gjithashtu duhet të eliminoni qumështin dhe produkte të tij që përmbajnë laktozë.

Si të zbuloni nëse keni Candida me një test të thjeshtë në shtëpi?

Mbushni një gotë me ujë dhe vendoseni mbi komo, pranë shtratit tuaj. Në mëngjes, pështyni në të dhe prisni për 15 minuta.
Nëse pështyma juaj ka mbetur në sipërfaqe të ujit, niveli  Candida-s është normal.
Nëse pështyma zbret në fund të gotës, ne cilendo nga format e paraqitura ne figure, ekziston mundësia që ju keni nivel të lartë Candida në trupin tuja. Në këtë rast duhet të konsultoheni patjetër me mjekun për të zgjidhur problemin tuaj.

Leave a Reply

%d bloggers like this: