Home / Kuriozitete / “Malaysia Airlines” pyet udhëtarët: Çka do të donit të shihnit para vdekjes!

“Malaysia Airlines” pyet udhëtarët: Çka do të donit të shihnit para vdekjes!

ldquo-malaysia-airlines-rdquo-pyet-udh-euml-tar-euml-t-ccedil-ka-do-t-euml-donit-t-euml-shihnit-para-vdekjes_hdLinja ajrore “Airlines Malaysia”, që këtë vit ka humbur dy avionë në aksidente të ndara, organizoi konkursin “Lista ime me dëshirat e fundit” për udhëtarët e mundshëm?!

Pjesëmarrësit janë pyetur se çfarë dëshirojnë dhe ku do të donin të ishin para se të vdisnin.

Në këtë konkurs kanë mundur të marrin pjesë vetëm udhëtarët e linjave ajrore të Australisë dhe Zelandës e Re, të cilët kanë blerë bileta gjatë këtij viti në avio-kompaninë “Malaysia Airlines “.

Si shpërblime janë premtuar tableta dhe bileta ajrore për pushime në Malajzi.

Mediat australiane e kanë vlerësuar këtë veprim si “fushatën më të keqe të marketingut”.

Pas ca kohe, “Malaysia Airlines” anuloi konkursin, duke i lutur klientët që të shkruajnë në listë “gjërat më të rëndësishme në jetë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.