Kosova

Dialogu me Serbinë, Daçiç: Prishtina po luan ‘bllofin’ me lirimin e Haradinajt

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç e ka cilësuar ‘bllof të palës kosovare’ rezolutën e Kuvendit të Kosovës për pezullimin e dialogut me Beogradin, deri në lirimin e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kryediplomati serb theksoi për Radio Televizionin e Serbisë se liderët kosovarë, si Thaçi dhe të tjerë, nuk janë shumë të shqetësuar në lidhje me Haradinajn.

“Këtu bëhet fjalë për diçka tjetër, unë mendoj se ekziston një frikë se Gjykata Speciale do të trajtojë zyrtarë të tjerë nga Kosova. Ky është një rast precedent. Kjo do të ishte njesoj sikur Serbia nuk dëshiron që të marrë pjesë në një dialog vetëm se dikush arrestohet ose dënohet”, theksoi ai.

Shefi i diplomacisë serbe pohoi se BE-ja duhet të angazhohet në mënyrë aktive në zgjidhjen e problemeve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button