Kosova

Projektligji për Ushtrinë e Kosovës procedohet në Qeveri

Sipas planifikimit, Ministria për Forcën e Sigurisë të Kosovës (MFSK), tani më ka përgatitur dhe ka proceduar për në Qeverinë e Republikës së Kosovës, mendimin për Projektligjin Nr 05/L-156, për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

MFSK shpreh pajtimin e plotë dhe mbështet miratimin e Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, që do të rezultonte me krijimin e bazës ligjore me qëllim të përmirësimit dhe ndërtimit të një sistemi të mbrojtjes dhe sigurisë me kapacitetet e nevojshme shtetërore, në mbrojtje të sovranitetit, integritetit territorial dhe interesave shtetërore, si dhe përmbushjen e synimeve për integrime euro-atlantike.

Demolli një ditë më parë ka thënë se grupet punuese e kanë analizuar dhe shqyrtuar Projektligjin për FSK-në dhe bashkë me opinionet për të, do të dërgohet në Qeveri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button