Home / Rajoni / Rritja ekonomike dhe rivlerësimi i borxhit shumë të afërta

Rritja ekonomike dhe rivlerësimi i borxhit shumë të afërta

ee398Kryeministri grek, Adonis Samaras, garantoi sot se Greqia do të rikthehet tek rritja ekonomike në tremujorin e ardhshëm, pas gjashtë vite recesion, dhe se në muajt në vijim do të marrë rivlerësimin zyrtar të borxhit të saj gjigant.

“Në tremujorin e tretë të vitit 2014, ekonomia greke do të regjistrojë rritje ekonomike për herë të parë prej 24 tre mujorësh të njëpasnjëshëm”, tha kryeministri në një fjalim të mbajtur për hapjen të panairit ndërkombëtar të Selanikut.

Buxheti i Greqisë parashikon një PBB në rritje me 0,6 për qind për vitin 2014 pas gjashtë vite recesion që filloi në tremujorin e tretë të 2008.

Dy tremujorët e parë konfirmuan një zbeheje të recesionit (-1,1 për qind dhe -0,3 për qind) duke i bërë të domosdoshme performancat e e forta për tremujorin e tretë dhe të katërt për të aritur objektivin e vendosur për vitin 2014.

Leave a Reply

%d bloggers like this: