Ekonomia

UKT me qendër shërbimi One Stop Shop

UKT do të ketë për herë të parë një qendër shërbimesh One Stop Shop, me qëllim përmirësimin e shërbimit ndaj klientit. E para e këtij lloji është celuar në njësinë nr. 2, ku ishte i pranishëm dhe kreu i bashkisë Erion Veliaj.

Jam shumë entuziast për këtë lajm të mirë për konsumatorët e Ujësjellësit, sidomos për banorët e Njësisë Nr. 2. Është një risi fantastike sepse e afron shërbimin e Ujësjellësit tek qytetarët. Jemi ndoshta i vetmi popull që futemi në radhë dhe shtyhemi që t’i paguajmë shtetit atë që i detyrohemi dhe më në fund sot i kthejmë dinjitetin këtij shërbimi, kemi një shërbim shumë dinjitoz, shumë i ngjashëm me një bankë apo kompani celulare”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë garantoi se shumë shpejt qendrat e reja të shërbimit ndaj qytetarëve do të shtrihen në të gjitha njësitë e kryeqytetit.

“Më vjen mirë që fillojmë me një pikë të parë këtu te Shkolla e Baletit, ndërkohë që po vijojmë shpejt me tre pika, brenda muajit, në gjithë Tiranën, për të mbyllur vitin me një pikë në çdo njësi. Kjo do të thotë që fluksi i qytetarëve që paraqitej në drejtorinë qendrore do të pjesëtohet me 11, çka do të sjellë më pak radhë, por edhe një shërbim shumë më dinjitoz”, tha ai.

Veliaj falenderoi qytetarët për ndërgjegjësimin për lidhjen e kontratave të reja me Drejtorinë e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë, e cila do të pasohet edhe me rritje të investimeve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button