Home / Rajoni / Maqedonia / Chizhov: BE-ja të luaj rol pozitiv, e jo dëmtues në Maqedoni

Chizhov: BE-ja të luaj rol pozitiv, e jo dëmtues në Maqedoni

Ambasadori i Federatës Ruse në BE, Vladimir Chizhov, e ka kritikuar Komisionin Evropian (KE) për krizën në Maqedoni dhe Kosovë, si edhe shprehu keqardhjen e tij për ndërhyrjen e pretenduar të Rusisë në Malin e Zi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ambasdori rus e ka krizikuar KE-në për mbështetjen e një qeverie që do të formohej në shkëmbim të pranimit të Deklaratës politike shqiptare.

”Kur i lexoj deklaratat e zyrtarëve të lartë të BE-së, përfshirë kryetarin e Këshillit, Donald Tusk, duke përmendur ndërhyrje të jashtme në Maqedoni, e konsideroj si shprehje të vetëkritikës në pjesën e tij. Kur komisioneri Hahn i adresohet kryetarit të Maqedonisë, duke i thënë se duhet të mos ndërhyjë në procesin kushtetues të vendit të tij – unë pyes, a nuk është kryetari kreu i shtetit dhe garantues i Kushtetutës?”, deklaron ambasadori Chizhov.

Ai i qaset edhe Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2001, si edhe çështjes së gjuhës shqipe.

”Marrëveshja e Ohrit u ndërmjetësua nga askush tjetër, por nga miku im i vjetër, javier Solana, dhe atëherë ia ceka atij rrezikun e mundshëm të asaj marrëveshje, që caktoi një përqindje për përfaqësimin e shqiptarëve. Në të vërtetë, e pyeta atë nëse do të ndiqte këtë shembull në Baltik, por nuk mora ndonjë përgjigje”, shtonë Chizhov.

Chizhov thotë se Deklarata politike shqiptare është në kundërshtim me Kushtetutën e Maqedonisë, duke konsideruar se zgjerimi i të drejtave të shqiptarëve paraqet një ”nivel të njëjtë me atë që në shtetet tjera është pjesë e një strukture federale.”

Për ambasadorin rus, BE-ja duhej të luaj një rol më pozitiv, se sa dëmtues. Deklaratën e plotë e gjeni në këtë vegëz.

Leave a Reply

%d bloggers like this: