Home / Politika / “Fullani”, Basha: Procesi të jetë transparent, larg ndikimit oligarkik të dyshes Rama-Meta

“Fullani”, Basha: Procesi të jetë transparent, larg ndikimit oligarkik të dyshes Rama-Meta

basha6Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur sot lidhur me arrestimin e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, i akuzuar për shpërdorim detyre pas skandalit të vjedhjes së 713 mln lekëve nga departamenti i emisionit në bankën e Shqipërisë.

Sipas Bashës, politika nuk duhet të influencohet apo ta motivojë këtë proces por duhet ta ndjekë me përgjegjësi, pasi për kryedemokratin është në interesin e shqiptarëve dhe vendit që ky proces të jetë transparent dhe drejtësia të jetë e pamotivuar politikisht.

Basha nuk harroi të përmendë këtu dyshen Rama-Meta të cilët sipas tij janë të motivuar të vënë në kontroll politikën monetare në vend ashtu siç kanë bërë me të gjitha institucionet e tjera çka sipas tij do të kishte pasoja katastrofale për vendin.

Leave a Reply

%d bloggers like this: