Politika

Berisha kërkon ndihmë nga SHBA: Soros të shpallet person “non grata”

Opozita e nisi sot protestën, në të njëjtën kohë, kur nisi seanca parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë.

Ndërsa opozita e ka bojkotuar Kuvendin, ish-kryeministri Sali Berisha mori fjalën nga “Çadra e Lirisë” ku deklaroi, ” se cili do te dojë konsensusin,  ka vetëm një zgjidhje, qeveri teknike”.

Në fjalën e tij, Berisha tha se “qeveria ju premtoi uljen e çmimit të naftës dhe sot fermerët dhe shqiptarët paguajnë më shtrenjtë se çdo vend tjetër i rajonit. Edi Rama ka arrestuar qytetarë të pafajshëm për drita, por vetë nuk ka dhënë llogari për CEZ. Tre vite kryeministri u morë me lojrat e fatit, por në fakt lojrat e fatit janë pesëfishuar sepse vetëm në plazhin e Durrësit janë 56 njësi të këtyre lojërave”.

Berisha sulmoi sërish Xhorxh Sorosin.

Berisha i bëri thirrje Kongresit Amerikan dhe Bashkimit Evropian të hetojë veprimtarinë e Xhorxh Sorosit.

“U bëj thirrje të hetojnë tentakulat e tij në komisionin Europian dhe kudo…Një njeri si ai meriton vetëm një gjë ‘non grata’, ‘non grata’ kudo,” tha Berisha.

Berisha tha se reforma zgjedhore në Shqipëri është hartuar nga ekspertë të paguar nga Xhorxh Soros, “ky kryekorruptor në botën e lirë, njeri që përdor milionat. Lulzim Bahsa si kryetar i PD-së përballoi presionet më të paimagjinueshme dhe nuk lëshoi të drejtën  dhe në fund, qëndrimi i tij mori një shpërblim që se ka parë një lider opozite, e telefonoi Angela Merkel, e telefonoi Departamenti i Shtetit dhe komisioni evropian që mbrojti të drejtën.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button