Home / Kronika / I moshuari nga çadra e PD-së qëllon me gurë Kryeministrinë

I moshuari nga çadra e PD-së qëllon me gurë Kryeministrinë

Një 74-vjeçar ka qëlluar më gurë drejt Kryeministrisë duke prishur qetësinë publike.

Policia e Tiranës bën me dije se i moshuari me inicialet H.A ka hedhur gurë tek shkallët e Kryeministrisë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, kur i moshuari ishte duke qëndruar pranë çadrës së Partisë Demokratike në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe më pas ka hedhur gurët drejt Kryeministrisë, gurë të cilët kanë shkuar tek shkallët pranë derës kryesore, shkruan shqiptarja.com.

Ngjarja është parë nga punonjësit e gardës, por edhe nga oficerët e policisë.

Ndërkohë Policia e Tiranës i ka referuar materialet në Prokurori dhe e akuzon 74-vjeçarin për prishje të qetësisë publike.

Leave a Reply

%d bloggers like this: