Home / Keshilla / Studimi: Farat që shërojnë prostatën, reduktojnë kolesterolin dhe ju mbrojnë nga tumoret

Studimi: Farat që shërojnë prostatën, reduktojnë kolesterolin dhe ju mbrojnë nga tumoret

Një studim i shkencëtarëve spanjollë ka zbuluar se farat e kungullit përmbajnë komponentë, të cilët luftojnë me sukses qelizat e kancerit. Një studim tjetër i shkencëtarëve gjermanë ka arritur në përfundimin se konsumimi çdo ditë i farave të kungullit ul me 23% rrezikun ndaj kancerit të gjirit.

Shëndeti i prostatës

Vaji i farave të kungullit përdoret për shërimin e prostatës së rritur. Vaji përmban fitokemikalie dhe antioksidues, të cilat reduktojnë nivelin e radikaleve të lira në organizëm dhe parandalojnë krijimin e qelizave kancerogjene.

Humbje të peshës

Janë burim i pasur me fibra dhe proteina, të cilat janë të rëndësishme për humbje të peshës. Vetëm 30 gramë fara të kungullit përmbajnë rreth 5 gramë proteina, gjë që do t’ju mbajë të ngopur për një kohë më të gjatë. Megjithatë, duhet t’i konsumoni me kujdes, sepse një filxhan me fara përmban rreth 285 kalori.

Reduktojnë kolesterolin

Studimet kanë zbuluar se farat e kungullit mund ta reduktojnë nivelin e kolesterolit të keq me 13 për qind, ndërsa nivelin e kolesterolit të përgjithshëm me 10 për qind.

Gjithashtu e reduktojnë rrezikun nga krijimi i droçkave të gjakut, sëmundjet e sistemit kardiovaskular, sulmit në zemër dhe në tru.

Mbrojnë nga diabeti

Farat e kungullit janë të pasura me acide të pangopura yndyrore. Shkencëtarët kanë konstatuar se janë efikase në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe rritjes së ndjeshmërisë së organizmit ndaj insulinës. Ekspertë të shumtë, u rekomandojnë të sëmurëve me diabet fara kungulli si ushqim për konsumim të përditshëm.

Përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i farave të kungullit:

  1. Ulja e nivelit të kolesterolit në gjak
  2. Ulja e glukozës në gjak
  3. Parandalim dhe trajtim i diabetit
  4. Rënie në peshë
  5. Lehtëson simptomat e stresit
  6. Redukton dhimbjet nga artriti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.