Home / roze / Motra e Prince: Ai e parashikoi vdekjen

Motra e Prince: Ai e parashikoi vdekjen

Sipas motrës së ikonës së muzikës, Prince e kishte parashikuar vdekjen e tij. Ylli ndërroi jetë më 21 prill 2016, pas një ovedroze fatale, dhe Tyka Nelson thotë se ai po e përgatiste për vdekjen e tij.

Duke folur për People ajo ka thënë: “Tre vite më parë ai më telefonoi…. më tha “Mendoj se kam bërë gjithçka që duhet të bëja” Babi im dhe Prince kanë folur gjithmonë me kështu ironie. Ai e dinte. Dhe po më përgatiste mua për këtë. Është shumë e qartë… ai donte të ikte. Ishte i lodhur. Ai nuk donte që të qaja, dhe unë nuk kam qarë”.

Ndërsa ish gruaja e Prince, Mayte Garcia ka thënë se nuk mendon se ai e pranoi ndonjëherë vdekjen e djalit të tyre.

Vogëlushi ndërroi jetë 6 ditë pas lindjes në vitin 1996 pasi kishte lindur me çrregullime gjenetike. “Nuk mendoj se ai arriti ta kapërcente ndonjëherë atë. Nuk e di as se si kushdo mund ta kalojë. Unë e di që nuk e pranoi dot”, ka thënë Garcia.

Fytyra e tij pas lindjes së djalit ishte “një gëzim i pastër” thotë më tej ajo, por pas asaj që ndodhi me vogëlushin u kthye në një “terrorizim të pastër”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: