Kronika

Drogë për në Turqi, sekuestrohen në Kapshticë 79 kg kanabis

Policia kufitare në Kapshticë ka sekuestruar një sasi prej 79 kg kanabis sativa dhe ka arrestuar në flagrancë transportuesin e saj.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se është arrestuar Ardian Dula, 41 vjeç nga Tirana.

Kamioni i tij është paraqitur në dalje të kufirit shqiptar, ku për shkak të dyshimeve mjeti iu nënshtrua një verifikimi në vijën e dytë. Gjatë kontrollit në skaner, u shfaqën dyshime se në pjesën e tavanit të rimorikios, mund të ishte fshehur lëndë e dyshuar narkotike.

Konkretisht në brendësi të tubave të cilat mbanin skeletin e mbulesës së rimorkios, u konstatuan tuba të tjerë me ngjyrë portokalli, brenda të  cilëve u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale sasia e drogës.

Nga hetimet e kryera rezulton se Dula kishte si destinacion Turqinë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button