SportiSporti ne bote

Shorti i Europa League, United ‘peshkon’ Anderlehtin

Europa League ka përcaktuar çiftet e fazës çerekfinale të saj dhe përballjet duket se janë vërtet interesante. Kështu, Manchester United do të masë forcat me skuadrën belge të Anderlehtit.

Të dyja këto skuadra janë ndeshur me njëra-tjetrën edhe 6 herë të tjera dhe që të dyja kanë nga 3 fitore në përballjet mes tyre.

Tjetër sfidë interesante është ajo mes Ajax dhe Schalke 04. Ndeshja e parë do të luhet në Amsterdam Arena, ku skuadra holandeze është e pathyeshme. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Shalken që në Gelsenkirshen në këtë sezon ka shënuar një bilanc me 3 fitore dhe 2 barazime.

Lioni do të luajë me turqit e Beshiktashit dhe skuadra franceze do të kërkojë që të bëhet i pari ekip nga vendi transalpin që fiton Europa League.

Beshiktashi nga ana tjetër ende nuk ka pësuar humbje në Europa League, që pas kalimit nga faza e grupeve të Ligës së Kampioneve.

Sfida tjetër çerekfinaliste e Europa League është ajo mes Celta Vigos dhe belgëve të Genk. Skuadra spanjolle do të kërkojë të arrijë në gjysmnëfinalen e një aktiviteti europian për herë të parë në historinë e saj

Ndërkaq, më herët u hodh edhe shorti i çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve, ku të bien në sy përballjet Juventus-Barcelona, një përsëritje e finales së vitit 2015 dhe Bayern i Mynihut-Real madriod. Dy çiftet e tjera cerekfinaliste janë Atletico Madrid-Leicester e Borussia Dortmund-Monaco.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button