Home / Kosova / Veljanoski cakton mbledhjen koordinuese për Komisionin për çështje zgjedhore dhe emërime

Veljanoski cakton mbledhjen koordinuese për Komisionin për çështje zgjedhore dhe emërime

Kryetari i përbërjes së mëhershme të Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski, ka njoftuar se i ka pranuar 67 nënshkrime për të vazhduar seancën konstituive të përbërjes së re parlamentare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Veljanoski bën të ditur se pas konsultimeve me përfaqësuesit e partive politike që kanë fituar ulëse në përbërjen e re të kuvendit, është caktuar takim koordinues për më 21 mars, 2017, në ora 12. Në këtë takim duhet të vërtetohet propozimi për përmbërjen e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe për emërike, që do të jetë si bazë për caktimin e vazhdimit të seancës konstituive të kuvendit të ri të Maqedonisë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: