Maqedonia

Kocijançiq konfirmon ardhjen e Hahn dhe eurodeputetëve Kukan, Vajgl dhe Fleckenstein në Maqedoni

Zëdhënsja e Komisionit Evropian (KE), Maja Kocijançiq, ka konfirmuar vizitën e eurokomisionerit Johannes Hahn, së bashku me tre eurodeputetët, Eduard Kukan, Ivo Vajgl dhe Knut Fleckenstein, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Kocijançiq, Hahn dhe eurodeputetët do të takohen me përfaqësuesit e të gjitha partive politike, si edhe me kryetarin Gjorve Ivanov. Ata, sipas saj, do ta ritheksojnë porosinë e BE-së që të respektohet rezultati zgjedhor dhe të mundësohet proces demokratik dhe formim i qeverisë së re që do të vazhdojë me zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos.

Zëdhënësja e KE-së nuk ka deklaruar asgjë nëse përgatitet ndonjë marrëveshje e re, por ka ritheksuar zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button