Home / Bota / Trump, më pak dëbime se Obama

Trump, më pak dëbime se Obama

Pavarësisht politikave të ashpra të Donald Trump dhe masave të tij energjike kundër emigrantëve pa dokumente në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksika raporton rënie të numrit të shtetasve të saj të riatdhesuar nga vendi fqinj.

Administrata e Trump po shfaqet e palëkundur në betejën me emigrantët e paligjshëm, por faktet janë kokëforta.

Ato tregojnë se është pikërisht paraardhësi i tij, Barack Obama, Presidenti që ka deportuar më shumë emigrantë se çdo kryetar tjetër i shtetit amerikan.

Kritikët e kanë akuzuar se ishte tepër i butë me të paligjshmit. Statistikat sidoqoftë tregojnë se gjatë periudhës së fundit në krye të Shtëpisë së Bardhë, Obama ka riatdhesuar çdo vit më shumë se 400 000 emigrantë.

Në vitin 2016, mbi 200 000 prej tyre ishin meksikanë.

Në vitin 2009, shifra e meksikanëve të dërguar në shtëpi ishte 600 000. Edhe në nivelin e deportimeve mujore, Trump sërish nuk e kapërcen dot Obamën.

Ardelio Vargas, komisioner në Institutin Meksikan të Emigracionit, u shpreh: “Këtë vit kemi pasur 4 787 meksikanë të deportuar, që do të thotë më pak se vitin e kaluar, kur niveli i tyre ishte 7 311”.

Sipas një raporti të qendrës kërkimore Pew në vitin 2015, më shumë meksikanë ishin larguar deri atëherë nga Amerika sesa kishin hyrë në Shtetet e Bashkuara. Pjesa më e madhe e atyre që kalojnë tani kufirin janë shtetas të Amerikës Qendrore që i largohen dhunës dhe varfërisë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: