Home / Kronika / Kapen në Itali 3 ‘skifterët’ shqiptarë me gjysmë milioni euro mall

Kapen në Itali 3 ‘skifterët’ shqiptarë me gjysmë milioni euro mall

Policia italiane ka arrestuar tre hajdutë shqiptarë që vidhnin në apartamente dhe ka zbuluar dy depo ku fshihej malli me vlerë rreth 500 mijë euro.

Tre shqiptarët janë arrestuar nga agjentët e skuadrës së lëvizshme me akuzën e vjedhjes së rëndë.

Tre të arrestuarit janë të moshës 24, 30 dhe 33-vjeçare dhe ndodheshin në Itali pa leje qëndrimi. Në depo policia italiane gjeti argjendurina, shandanë, lugë e të tjera sende me vlerë që shqiptarët i kishin vjedhur në apartamente të ndryshme.

Një shqiptar i katërt, 35 vjeç është akuzuar për posedim të pasurisë së vjedhur.

Leave a Reply

%d bloggers like this: