Kronika

Sekuestrohen llogaritë bankare të një firme në Fier, dyshohet për pastrim parash

Policia e Fierit ka sekuestruar disa shumë të konsiderueshme në valutë të shoqërisë “BP-2014”, e cila dyshohet për pastrim parash.

Sekuestro e vendosur nga sektori i Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë së Fierit ka bllokuar 110 mijë euro, 2.8 mln lekë dhe 245.253 dollarë të depozituara nga ortakët e shoqërisë, shtetasit me inicialet B.Ç. dhe D.C.

Hetimet vazhdojnë për llogari të tjera bankare të kësaj shoqerie dhe përfaqsuesve të saj të cilët dyshohen për pastrim të produktit të veprës penale apo veprimtarisë kriminale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button