Home / Kronika / Shqiptari i dënuar në Itali arratiset nga burgu i sigurisë së lartë

Shqiptari i dënuar në Itali arratiset nga burgu i sigurisë së lartë

Një shqiptar i dënuar në burgun e Frosinones, Itali, ia doli të arratisej nga qelia e tij natën e kaluar, por u kap në arrati e sipër.

Ai e ndante qelinë me një shtetas italian, i cili gjithashtu tentoi të arratisej, por policia italiane kuptoi gjithçka dhe bëri të mundur kapjen e tij.

Nga ajo që është mësuar nga oficeri Massimo Constantino është se dy të burgosurit kishin hapur një vrimë të madhe në qeli prej nga e cila munden dhe të dilnin.

Të dy të dënuarit janë persona me precedentë të rrezikshëm penalë dhe akuzohen se kanë lidhje me mafian.

Shqiptarit iu gjetën 2 telefona celularë pasi u arrestua dhe 2 të burgosurit gjenden tashmë në një qeli të sigurisë së lartë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: