Home / Bota / “Po kjo çfarë bën këtu?” Shikimet e Merkel ndaj Ivanka Trump (Foto)

“Po kjo çfarë bën këtu?” Shikimet e Merkel ndaj Ivanka Trump (Foto)

Vizita e kancelares gjermane, Angela Merkel, në SHBA është shënjuar nga disa  momente të sikletshme.

Pas momentit tashmë të famshëm, kur presidenti refuzon të shtrëngojnë duart, gruaja më e fuqishme e skenës politike ndërkombëtare, “xhindoset” (duke gjykuar nga fytyra e saj), kur Ivanka Trump, e cila nuk mungon në asnjë takim zyrtar, ulet përkrah saj në një takim bilateral të nivelit të lartë në Shtëpinë e Bardhë.

Kamerat kapën momentin kur Merkel sheh gjithë inat Ivankan dhe pastaj mbledh veten menjëherë dhe i jep një buzëqeshje vajzës së presidentit amerikan.

Kancelarja gjermane u bë pjesë e një situate të sikletshme një ditë më parë kur u takua me presidentin Donald Trump. Gjatë sesionit të fotove në Zyrën Ovale, liderja i ofroi një shtrëngim duarsh Trumpit,  gjest që u injorua qëllimisht nga presidenti i SHBA-së.

Roli i Ivanka Trump në Administratën mbetet një pikëpyetje e madhe për të gjithë. Muajin e kaluar, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha  se roli i saj është “të jetë e dobishme dhe të japë këshilla mbi tema të ndryshme që i pëlqejnë dhe e shqetësojnë”, veçanërisht në fushën e punësimit të grave dhe fuqizimit të tyre.

Leave a Reply

%d bloggers like this: