Kosova

Jahjaga: Liderët duhet të respektojnë Kushtetutën

jahjaga-lider-euml-t-duhet-t-euml-respektojn-euml-kushtetut-euml-n_hdPresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, edhe një herë u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që të tejkalojnë shpejt problemet e sotme, pasi që kjo do të mundësonte miratimin e një numri ligjesh. Ajo këto komente i bërë gjatë ceremonisë së 15 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovë, ku tha se Kuvendi duhet që sa më parë të funksionojë normalisht

“Unë besoj se deputetët e zgjedhur me votën e popullit do të gjejnë forcën dhe kurajën që të tejkalojnë shpejt problemet e sotme. Ne të gjithë, përfaqësues të institucioneve, subjekte politike, e qytetarë të Kosovës duhet të punojmë në respektim dhe zbatim të plotë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo.

Nevojën e krijimit sa më të shpejtë të institucioneve nga deputetet të cilët kanë marrë votat e popullit, Jahjaga e ka ngritur edhe dje gjatë një debati për korrupsion, ku tha se tejkalimi kësaj gjendje do të mundësonte miratimin e një numri ligjesh që do të ndihmojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button