Opinion

Reaksionarët e kinematografisë shqiptare

Nga Ylli Përmeti

Propozimi i disa kretinëve për ndalimin e filmave të kinematografisë së socializmit në Shqipëri, hamendësisht sepse ata “degjenerojnë” rininë, është një tjetër tregues që na tregon se institucionet tona administrohen nga njerëz vërtet pa virtyte të qendrueshme.

Kjo histori filloi me Agron Tufën, i cili me prozën dhe përkthimet e tij, tregon se s’ka zhvilluar asnjë virtyt teorik lidhur me natyrën e filmave të socializmit dhe efektin e tyre në mendësinë e popullit. Vazhdoi, pastaj, me një kretin tjetër, më afër masmedias, që siç duket, e kanë emëruar disa kretinë të tjerë, që vegjetojnë në Kuvendin e Republikës. Dhe vazhdoi me të tjerë!

S’e kanë kuptuar, siç duket, se kinematografia e krijuar nga partia komuniste, do të reflektonte natyrën e regjimit që po themelohësh ngadalë në Shqipëri: duke spikatur solidaritetin, luftën e klasave dhe vlerat e popullit tonë, me gjithçka që nënkuptojnë këta koncepte.

Një ndër vlerat krysore që reflektojnë filmat e socializmit, dhe që buron nga populli ynë, përveç solidaritetit, është thjeshtësia. Përgjithësisht, filmat e socializmit synon të edukonin popullin.

Kjo qasje buron nga filozofia aristotelianiste lidhur me dramën dhe artet teatrale të kohës. Dhe nuk është absolutisht e gabuar. As është e gabuar, qasja klasore në filma: sepse komunistët e kohës jetonin në një shoqëri klasore, zogiste, siç jetojmë dekadat e fundit…dhe synonin një shoqëri paklasa.

Sipas qasjes së përgjithshme të Marksit, të cilin e adoptuan të gjitha partitë komuniste, për të shkuar në një shoqëri paklasa ne duhet të vendosim në qendër të shoqërive “luftën e klasave”.

Kjo është një qasje problematike sepse nuk na tregon se cilët janë shkaqet e krijimit të klasave. Kjo është arsyja që socializmi marksist krijoi, pavarësisht se synoi një shoqëri paklasa, tre klasat tipike të kohës. Nuk do të shkoj më tej këtu, për të treguar shkaqet e rënies së socializmit marksist, të cilët duhet t’i kishin shqyrtuar dhe kuptuar kretinët në fjalë përpara se të administronin institucione publike.

Por do të përqendrohem shkurtimisht tek efekti që kanë filmat në fjalë dhe arti teatral në përgjithësi në edukimin e popullit dhe veçanërisht të rinisë.

Dihet se fëmijët dhe rinia zhvillon më shumë imagjinatën se mendimin racional. Për të njëjtën arsye është e domosdoshme që kinematografia të synojë zhvillimin e imagjinatës. Imagjinata mund të zhvillohet e të marrë trajta të ndryshme.

Por s’ka më mirë se të zhvillosh një imagjinatë solidare me klasat e shtypura, për një jetë të përkortë dhe të vetë-mjaftueshme dhe, bashkëpunuese. Kështu në vend t’i bëjnë ndonjë kritikë artit të socializmit, gjithnjë në raport me pushtetin politik të partisë komuniste, na propozojnë çensurën, për të cilën do të rebelohësh çdo njeri që quan veten njeri.

Do të ishte me vend, këtu, të bëjmë dallimin midis ‘kretinëve’ dhe reaksionarëve’. Me ‘kretin’ këtu kuptohet ‘idioti’. Njeriu i mangët. Por do të ishte çorientim t’i quanim ‘idiotë’ avokatët e çensurës. Sepse nuk janë dhe aq ‘idiotë’. Por janë kryesisht reaksionarë. Domethënë, pikërisht sepse filmat e socializmit synojnë të mbajnë klasat e shtypura vigjilente dhe edukojnë, reaksionarët, synojnë të kundërtën: topitjen e popullit me qëllim që të vazhdojnë shtypjen dhe barbarizmin…

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button