Te ndryshme

Gruaja kineze që po habit botën me sytë e saj të pazakontë

Një grua nga Kina e cila shkoi tek okulisti për shkak të kruarjeve dhe lotimit të syve është shndërruar në fenomen botëror sepse irisi i saj ka një formë të çuditshme, raporton Live Science.

Drejtoresha e Shoqatës Amerikane të Optometrisë, Andrea Thau, shpjegoi se ka parë njerëz me alterime të ngjashme, por pranoi se nuk ka parë kurrë një rast kaq të veçantë.

Deri më tani, ekspertët nuk e dinë origjinën e këtij ndryshimi, por pohojnë se është një karakteristikë e lindur që nuk përbën rrezik për shëndetin. Në fakt, protagonistja e kësaj historie shikon në mënyrë të përkryer dhe simptomat e saj ishin rezultat i një alergjie.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button