Home / Bota / Bisedime të tensionuara, Tillerson mbërrin në Pekin

Bisedime të tensionuara, Tillerson mbërrin në Pekin

Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson mbërriti në Pekin, ndalesa e fundit, por më e rëndësishmja e turit të vizitave në Azinë Lindore.

Kryediplomati amerikan u prit nga homologu i tij kinez Wang Yi në një moment më shumë se delikat në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Gjuha e ashpër e Donald Trump ndaj kinezëve, sidomos sa i takon ekonomisë dhe përshkallëzimi i tensioneve me Korenë e Veriut janë dy prej temave më të nxehta në tryezën e bisedimeve mes dy vendeve.

Një ditë më parë, Tillerson deklaroi nga vija ndarëse mes dy Koreve se Uashingtoni nuk përjashton asnjë formë reagimi ndaj kërcënimeve të Veriut komunist, duke përfshirë këtu edhe ndërhyrjen ushtarake.

Deklarata nuk është mirëpritur në Kinë, një aleate tradicionale e Penianit, që është kritikuar edhe nga Donald Trump për qëndrimet e saj.

“Koreja e Veriut po sillet shumë keq dhe Kina nuk po ndihmon për këtë”, ishte cicërima e Presidentit amerikan në Twitter.

Leave a Reply

%d bloggers like this: