Kosova

Kandidati për president të Serbisë: Mes të vërtetës dhe votave, zgjedh të vërtetën – Kosovën shtet!

Pse në Kosovë nuk shkohet pa pasaportë? Pse paratë e taksave nga Kosova nuk shkojnë në arkën e Serbisë? Dhe, pse Ushtria e Policia serbe u tërhoqën pas kapitullimit, pra pas Marrëveshjes së Kumanovës? Sepse, më 1999 Kosovën e kanë humbur Sllobodan Millosheviqi, Mira Markoviqi dhe Vojisllav Shesheli, me e ndihmësit e tyre dhe me politikën gabuar, ka thënë kandidati për president të Serbisë, Nenad Çanak.

“Mendoj se qytetarët e këtij vendi duhet të përballen me të vërtetën, pa marrë parasysh sa e dhimbshme është ajo”, është shprehur ai, transmeton Telegrafi. “Kam thënë se problemet me të cilat përballet Serbia kërkojnë të marrim përgjegjësi për shumë vendime. Njohja e pavarësisë faktike të Kosovës është një prej vendimeve të tilla. Pra, në emër të paqes në Ballkan, të ardhmes evropiane të Serbisë dhe të një pajtimi historik mes dy popujve, shpreh gatishmërinë për ta marr këtë vendim. Sa i përket përqindjes së votave: nëse duhet të zgjedh mes të vërtetës dhe të votave, do ta zgjedh të vërtetën. Sepse mbyllja e njërit sy para të vërtetës dhe popullzmi u bien popullit për koke”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button