Home / Keshilla / Si të kontrolloni gjëndrën tiroide vetëm me një termometër

Si të kontrolloni gjëndrën tiroide vetëm me një termometër

Gjëndra tiroide ka një rëndësi jetike për shëndetin e njeriut. Ajo është e vendosur në qafë dhe prodhon disa hormone që rregullojnë funksionimin e trupit tonë.

Ndër funksionet kryesore të këtyre hormoneve është shpejtësia me të cilën trupi ynë djeg kalori dhe shpejtësia e rrahjeve të zemrës.

Të gjitha këto aktivitete përbëjnë metabolizmin e trupit tonë.

Kur kjo gjëndër nuk punon si duhet, ajo mund të shkaktojë probleme të shumta shëndetësore si për shembull obezitetin, i cili vjen si rezultat i faktit sepse trupi nuk mund të humbë peshë në mënyrë efikase.

Në mënyrë që të kuptoni se çfarë nuk shkon me gjëndrën tiroide, ju zakonisht bëni vizita mjekësore.

Por ka një metodë tjetër (nuk këshillohet shmangia e vizitës me mjekun) se si mund ta kontrolloni funksionimin e saj. Për këtë ju nevojitet vetëm një termometër i zakonshëm. Ky test i thjesht njihet me emrin “Barney” dhe është shumë efektiv sepse nëpërmjet tij zbuloni funksionimin e tiroides.

Hapi 1: Shkundni termometrin deri sa temperatura të arrijë deri në 35° C.

Hapi 2: Vendosni termometrin nën sqetull për rreth 10 minuta. Është e rëndësishme që kjo të bëhet para se të flini gjumë.

Rezultatet:

  1. Nëse temperatura është midis 36.5 ° C dhe 36.8 ° C , gjëndra tiroide është duke funksionuar normalisht.
  2. Nëse temperatura juaj është më e ulët se 36.5 ° C, atëherë gjëndra tiroide po punon më ngadalë se normalisht.

Simptomat përfshijnë: depresion, mungesë energjish, lodhje, infeksione, dhimbje koke kronike, rënien e flokëve, mungesë përqendrimi. Në këto kushte, nëse keni rezultatin e dytë, duhet të paraqiteni tek mjeku për të marrë mjekimin e duhur

Leave a Reply

%d bloggers like this: