Home / Bota / Radikalizmi, pesë persona në pranga në Austri

Radikalizmi, pesë persona në pranga në Austri

Pesë persona janë arrestuar të premten në St. Polten të Austrisë nën dyshimin e përpjekjeve për radikalizim dhe rekrutim të të rinjve si luftëtarë për të ashtuquajturin Shtetin Islamik.

Tre herë në javë, ata mblidheshin në lokalin e një spitali ku bënin propagandë për ISIS-in e përpiqeshin të afronin persona për xhihadin në Siri.

Kjo është akuza e formuluar nga Prokuroria ndaj të ndaluarve, njëri prej të cilëve është shqiptar nga Maqedonia, i identifikuar si Argjend G, 18 vjeç.

Dy nga të prangosurit e tjerë janë çeçenë, ndërsa personi që mbanin nën vëzhgim forcat e rendit, gjurmimi i të cilit ekspozoi edhe të tjerët, është një 19 vjeçar nga St. Polteni.

Ky i fundit kishte rënë në sy gjatë një kursi për idetë e tij radikale. Ai shprehej vazhdimisht se islami do të triumfojë, ndërsa kishte kërcënuar me prerje koke një kolegun e tij ateist.

Leave a Reply

%d bloggers like this: