Home / Politika / Celibashi: Zgjedhjet nuk mund të shtyhen, edhe nëse ka pakt PD-PS

Celibashi: Zgjedhjet nuk mund të shtyhen, edhe nëse ka pakt PD-PS

Për ish- kryetarin e KQZ-së, Ilirjan Celibashi zgjedhjet nuk kanë asnjë mundësi ligjore që të shtyhen, përtej afatit të parashikuar nga Kushtetuta.

“Edhe nëse partitë bien dakord për të patur një datë zgjedhjesh, nuk ka asnjë mundësi kushtetuese dhe ligjore për të caktuar një datë tjetër zgjedhjesh. Dhe në vlerësimin tim dhe presidenti i Republikës nuk ka asnjë lloj mundësie dhe nëse partitë bien dakord për një datë tjetër zgjedhjesh.

Përjashtimisht, mundet që data 25 mund të jetë një datë tjetër zgjedhjesh, pra një javë më vonë, po jashtë kësaj date, absolutisht për mendimin tim”, thotë z. Celibashi.

Duke u ndalur tek roli i KQZ, Celibashi thekson se ky institucion është duke vijuar punën, sipas afateve të përcaktuara.

KQZ ka një datë zgjedhjesh dhe duhet të përgatisë të gjithë infrastrukturën, në pikëpamje dhe të akteve normative, apo akteve të tjera juridike, po dhe në pikëpamje të logjistikës, për të pasur një proces zgjedhor legjitim më 18 qershor.

Nuk mendoj se ka alternativë tjetër dhe do të ishte mirë të mos përfshihej në këtë diskutim dhe këtë debat”, thotë ai.

Celibashi komenton dhe kërkesën e opozitës për qeveri teknike dhe qëndrimin e mazhorancës.

“Ky është një qëndrim politik qoftë i njërës palë apo i tjetrës. Dhe opinioni publik është i ndarë në lidhje me atë se sa qëndron pretendimi i opozitës për të pasur një qeveri teknike si garanci për zgjedhje të lira dhe të drejta.

Po ashtu dhe pretendimi i maxhorancës së sotme sipas të cilës është një qeveri e zgjedhur dhe legjitime dhe ka mandat për të qeverisur deri në ditën e fundit të mandatit të saj. Në pikëpamje politike është vështirë të japësh një gjykim dhe secili e shikon sipas interesit të vet”, deklaron Celibashi.

Leave a Reply

%d bloggers like this: