Home / Politika / Dekretohen katër ministrat e rinj

Dekretohen katër ministrat e rinj

Presidenti Bujar Nishani dekretoi sot katër ministrat e propozuar nga kryeministri Edi Rama.

Bëhet fjalë për Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, i shumëdebatuar ditët e fundit, Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, Ministrin e Pushtetit Vendor Eduard Shalsi dhe Ministren e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Olta Xhaçka.

Presidenti dekretoi dhe shkarkimin e Saimir Tahirit, nga p0sti i ministrit të Brendshëm, Ilir Beqajt nga posti i Ministrit të Shëndetësisë, Bledi Çuçin nga posti i Ministrit të Çështjeve Vendore.

Një ditë më parë kreu i shtetit Bujar Nishani ka konfirmuar se do t’i dekretojë të 4 propozimet e kryeministrit Rama për ministrat e rinj të qeverisë edhe pse ka shprehur rezervat e veta për njërin prej tyre, ministrin e brendshëm Fatmir Xhafaj.

Në një komunikim për mediat, Nishani tha se kandidatura e Xhafajt për ministër të brendshëm është e papërshtatshme, por kushtetuta nuk ia lejon presidentit ta refuzojë atë.

Presidenti i apeloi Kuvendin të ushtrojë të drejtën për ta refuzuar atë nisur nga disa akuza që e lidhin emrin e tij me hetimet dhe torturat në kohën e komunizmit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: