Home / Kronika / Balla kërkon kallëzim penal për Shkëlzen Berishën, ja sa vite burg rrezikon

Balla kërkon kallëzim penal për Shkëlzen Berishën, ja sa vite burg rrezikon

Kreu i Komisionit Hetimor për CEZ, Taulant Balla do t’i kërkojë Kuvendit në seancë plenare dërgimin e kallëzimit në Prokurori për Shkëlzen Berishën.

Balla tha se ky hap vjen pas refuzimit të dëshmisë nga ana e djalit të ish-kryeministrit.

Sipas Ballës, djali i ish-kryeministrit rrezikon nga 1 deri në 3 vite burg.

Ai ka lexuar përfundimet e mbledhjes së komisionit, duke theksuar se Shkëlzen Berisha u paraqit 4 herë në komision, por në të gjitha rastet refuzoi të jepte dëshminë, e cila është detyrim ligjor dhe jo në dorën e të thirrurit.

Sipas tij, refuzimi përbën kundravajtje penale dhe ndëshkohet sipas ligjit nga gjobë deri në 1 apo 3 vjet burg.

Leave a Reply

%d bloggers like this: