roze

Katy Perry: Jam mësuar të lutem kundër homoseksualëve

Katy Perry ka rrëfyer se është rritur si e krishterë, teksa i kanë mësuar të “lutet për mosekzistencën e homoseksualëve në kampet jezuite”, por këtë e ka bërë teksa pranonte një vlerësim për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBT.

Ylli 32-vjeçar i popit mbajti një fjalim emocionues teksa mbante në duar trofeun e “Çmimit Kombëtar për Barazi” në galanë e Fushatës së të Drejtave të Njeriut për vitin 2017, të zhvilluar mbrëmjen e së shtunës në Los Angeles.

Perry iu referua hitit të saj “I Kissed a Girl”, teksa e përshkruante veten si “thjesht nëj këngëtare dhe kantautore”.

“Flas për të vërtetat e mia dhe pikturoj fantazitë e mia në këto këngë disi provokuese. Si për shembull: putha një vajzë dhe më pëlqeu”.

Kënga e saj u sulmua ashpër si diçka kontroverse në vitin 2008 kur u publikua, madje u tha se poshtëronte njerëzit homoseksualë, veçanërisht nëse merr në konsideratë bujën që bëri “single” i saj i parë “UR So Gay: and you don’t even like boys”.

Megjithatë, Perry la të nënkuptohej gjatë natës së të shtunës se gjithçka është e bazuar në eksperiencën e saj të përjetuar.

“Të them të vërtetën, kam bërë më shumë sesa kaq. Por si mund të pajtohesha unë me atë vajzën ungjillore këngëtare, të rritur në grupet e të rinjve që ishin kampe pro konvertimit? Ajo që dija unë ishte se kisha kuriozitet, edhe pse që në atë kohë e dija se seksualiteti nuk ishte thjesht një çështje bardhezi. Të jem e sinqertë, nuk kam pasur të drejtë gjithmonë, por në vitin 2008 kur doli ajo këngë, e dija se sapo kisha nisur një bisedë, për të cilën shumë vetë në botë ishin kuriozë të dëgjonin”.

Aktivitetet e fundit të saj në mbrojtje të të drejtave të komunitetit LGBT, përfshi këtu edhe fushatën pro Hillary Clintonit në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, e kanë bërë atë që të nderohet me “Çmimin Kombëtar të Barazisë” nga “HRC” më 18 mars.

Presidenti i “HRC”, Chad Griffin tha përmes një deklarate se Perry kishte shfrytëzuar “zërin e saj të fuqishëm dhe arenën ndërkombëtare për të folur për barazinë e LGBT-së”.

“Mbrojtja bindëse e saj, nga skena e deri në fushatën presidenciale, ka pasur efekte të thella mbi jetët e njerëzve të këtij komuniteti, e veçanërisht për të rinjtë. Mesazhi i Katy për gjithëpërfshirje dhe barazi vazhdon të na frymëzojë neve por edhe botën”, shtoi ai.

Edukimi fetar i Perryt është i njohur, pasi të dy prindërit e saj janë pastorë protestantë. Në vitin 2001, përpara arritjes së suksesit në rrymën pop, ajo publikoi një koleksion këngësh ungjillore nën emrin Katy Hudson.

“Fjalët e mia të para që kam thënë kanë qenë ‘mami’ dhe ‘babi’, ‘Zoti’ dhe ‘djalli’”, deklaroi Perry mbrëmjen e së shtunës. “Kur u rrita, homoseksualiteti ishte sinonim me fjalët ‘gjëra të neveritshme’ dhe ‘ferri’, po po ai vendi me kërcëllitje dhëmbësh, djegie të vazhdueshme fytyrash. Kështu që gjatë shumicës së kohës në adoleshencën time të pandërgjegjshme, unë jam lutur kundër homoseksualëve në kampet jezuite”.

“Por pikërisht atje, në mesin e gjithçkaje, pas një sërë shfaqjesh arrita të gjeja një dhuratë. Kjo dhuratë më prezantoi me njerëzit që ishin jashtë rrethit tim, e ajo ‘mburoja’ që më rrethonte nisi të zhbëhej. Këta njerëz nuk ishin kurrsesi aq të frikshëm sa ç’më kishin mësuar. Ata ishin të lirë, të fuqishëm, të lëzetshëm dhe njerëzit më përfshirës që kam takuar ndonjëherë”, shtoi më tej ajo.

I themeluar në vitin 1980, Fushata për të Drjetat e Njeriut është grupi më i madh në mbrojtje të të drejtave civile të komunitetit LGBT dhe organizata më e madhe lobuese politike në SHBA.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button