Kronika

Manjani: Kryeministri ose dorëhiqet, ose thjesht hiqet

Ka reaguar sërish ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, mbi zhvillimet më të fundit në politikën shqiptare, përmes llogarisë së tij në “Twitter”.

Ky reagim vjen duke iu referuar edhe deklaratës më të fundit të kryeministrit e njëherazi kreut të PS-së, Edi Rama, pas përfundimit të mbledhjes. Burime pranë tij, u shprehën se Rama deklaroi gjatë mbledhjes për zhvillimin e zgjedhjeve në datën e parashikuar, me ose pa Lulzim Bashën.

Në reagimin e tij më fundit, Ylli Manjani jep zgjidhjen e tij për shpëtimin e zgjedhjeve dhe drejtësisë, zgjidhje që është një çmim që kryeministri duhet të paguajë për arrogancën e tij. Ai shprehet se kreu i Qeverisë ose dorëhiqet ose thjesht do hiqet.

“Kryeministri ose dorëhiqet, ose thjesht do hiqet! Ky është çmimi i arrogancës që duhet të paguajë! Kështu shpëtojnë zgjedhjet dhe drejtësia!”, shkruan Manjani.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button