Politika

“Zgjedhjet pa opozitën farsë”, Ruçi i përgjigjet LSI-së

Kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi ka reaguar sot pas qëndrimit të LSI-së se zgjedhjet pa opozitën do të ishin një farsë.

Duke folur nga Fieri, zona e tij elektorale, Ruçi tha se kush kërkon shtyrje zgjedhjesh, në fakt kërkon një Shqipëri pa institucione dhe të destabilizuar.

Ne do të paraqesim ofertën tonë në 18 Qershor. Kemi edhe një detyrim tjetër moral, politik, ligjor dhe kushtetues që të mos lejojmë që në këtë vend të ketë kriza dhe destabilitet. Jemi të gatshëm dhe në çdo kohë që çdo kërkesë që kanë palët e tjera, të interesuara për datën 18, për përmirësime, korrigjime të infrastrukturës së zgjedhjeve, të kodit Zgjedhor, jemi të gatshëm ti mbështesim”, tha Ruçi.

Sipas tij “ne si forcë politike jemi të hapur që në 18 nuk ka maxhorancë dhe opozitë, por ka palë. Ajo nuk është dita jonë, por e juaja. Çdo propozim që kanë palët e tjera, nëse ato i certifikojnë arbitrat, OSBE dhe ODIHR, ne i votojmë. Do ketë apo nuk do ketë zgjedhje, e përcakton kushtetuta. Zgjedhjet shtyhen vetëm kur ka situatë lufte, thotë kushtetuta. Çdo alternativë tjetër që vë në diskutim datën 18 do të thotë një Shqipëri e destabilizuar dhe një Shqipëri në krizë institucionesh”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button