Home / Politika / Veliaj pajton Metën me Lindita Nikollën

Veliaj pajton Metën me Lindita Nikollën

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe Ministrja e Arsimit e Sportit, Lindita Nikolla janë shfaqur sëbashku në inaugurimin e shkollës së rikonstruktuar “Kongresi i Lushnjes”.

Pas tensioneve mes ministres Lindita Nikolla dhe përfaqësuesve të Lëvizjes Socialiste për Integrim për Maturën Shtetërore, “pajtuesi” duket se ka qenë pikërisht Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili gëzon mbështetjen e madhe si nga ministrja Lindita Nikolla, ashtu edhe nga kreu i LSI, Ilir Meta.

Fillimisht  Veliaj, Meta dhe Nikolla inspektuan ambientet e brendshme të shkollës e cila ka pësuar një transformim rrënjësor duke ofruar kushte moderne studimi për fëmijët e njësinë Nr. 3, e më pas u shfaqën sëbashku dhe në komunikimin për mediat.

Leave a Reply

Your email address will not be published.