Kronika

Jepet masa e sigurisë, ‘arrest me burg’ për ish-Guvernatorit Fullanin dhe Golemin

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e “arrestit me burg” për ish-Guvernatorin e Ardian Fullanit dhe inspektoren e Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi. Sipas informacioneve, mësohet se kjo masë sigurie do të jetë në fuqi deri në një vendim të dytë nga Gjykata e Apelit. Ndërsa avokati i Fullanit, Maks Haxhia ka kundërshtuar vendimin e gjykatës, duke theksuar se ky vendim është i padrejtë. 

fullani_gjykate
Ardian Fullani, ne mes te policeve te shoqerimit, ne Gjykaten e Tiranes ne momentin e dhenies se mases se sigurise

Senaca
Gjykata e Tiranës ka nisur seancën gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë për ish-Guvernatorin Ardian Fullani, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, në lidhje me skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve nga Thesari i Shtetit. Me kërkesë të prokurorit Ramazan Troci kjo seancë gjyqësore do vijojë të zhvillohet me dyert të mbyllura, duke mos lejuar prezencë të mediave, për shkak të procedurave hetimore. Prezenca e mediave është lejuar në ambientet e gjykatës deri në momentin teksa ish-Guvernatori Ardian Fullani është ulur në kafazin e hekurt të sallës së gjyqit, për të pritur kështu caktimin e masës së sigurisë. Ndërkohë po në ambientet e Gjykatës së Tiranës ka nisur seanca për caktimin e masës së sigurisë dhe për kryeinspektoren e BSH-së, Elivar Golemi, ndërsa çështja ndaj dy të arrestuarve po gjykohet nga gjykatësja Blerina Muça.

Seancë e posaçme për Golemin

Elivar Golemi
Elivar Golemi

Ka nisur seanca gjyqësore dhe për kryeinspektoren Elivar Golemi. kjo séance është e ndarë nga ajo e ish-Guvernatorit Fullani. Sipas informacioneve që ka bërë me dije dhe gazetarja Klodiana Lala, për inspektoren e Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë Elivar Golemi, po zhvillohet një seancë e posaçme, e cila do të jetë individuale për të, duke caktuar kështu dhe masën e sigurisë, në lidhje me akuzën e ‘shpërdorimit të detyrës’.

Fullani dhe Golemi shoqërohen nga forca policore
Rreth ores 11:00, Ish-guvernatori Fullani dhe Kryeinspektorja e Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë Elivar Golemi, janë transportuar për në ambientet e gjykatës me furgon policie, të shoqëruar nga forca policore. Fullani dhe Golemi u futën në ambientet e Gjykatës, me pranga në duar, për tj’u komunikuar kështu dhe masa e sigurisë, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Ndonëse Fullani dhe Golemi akuzohen për shpërdorim detyre, dy avokatët mbrojtës, Maksi Haxhia dhe Fatos Shanaj, janë shprehur se arrestimet janë të paligjshme dhe se do kërkojnë menjëherë lirimin e klientëve të tyre. Nëse kërkesa e tyre nuk pranohet ata do të ankimojnë vendimin. 

Arrestimi
Ardian Fullani dhe Elivar Golemi u vunë në pranga mbrëmjes e së premtes, rreth ores 19: 45, pas urdhrit të prokurorit Ramadan Troci, në bazë të të cilit, dy të arrestuarit akuzohen për “shpërdorim detyre”, pas skandalit të 713 milionë lekëve në Bankën e Shqipërisë. Ish-Guvernatori Fullani rrezikon deri 7 vjet burg.

E njëjta akuzë rëndon dhe ndaj Inspektores së Përgjithshme e BSH-së, Elivar Golemi, e cila refuzoi dy herë të paraqitej në Komisionin e Ekonomisë, ku u ftua të jepte shpjegime lidhur me skandalin që shpërtheu në Departamentin e Emisionit.

Shkeljet
Në vijim të hetimeve për vjedhjen e një shume të konsiderueshme parash në Bankën e Shqipërisë, të filluar në muajin korrik 2014, Prokuroria e Tiranës ka arritur në përfundimin se dy zyrtarët e lartë të këtij institucioni, për shkak të mosveprimeve të tyre, kanë krijuar kushtet që të cenohet siguria e parave në administrim të Bankës së Shqipërisë.

banka-e-shqiperise

VJEDHJA NE BANKEN E SHQIPERISE LISTA E TE ARESTUARVE

Ardian Fullani, Ish-Guvernator i Bankës së Shqipërisë
Elivar Golemi, Inspektore e Përgjithshme e BSH

Punonjësit e BSH
Emiljano Lamçe, detyrim paraqitje
Mehdi Molla, arrest shtëpie
Fatbardha Gurthi, arrest shtëpie
Ilir Dedja, arrest shtëpie
Mehdi Marku, arrest shtëpie
Bahri Allushi, arrest me burg
Gentian Jahja, arrest me burg

Punonjësit e THESARIT
Petrit Ramohitaj
Liljana Tusha
Lavdim Cani
Myzejen Belba
Dhimitër Davidi
Ardian Bitraj
Bashkim Xhilaga
Mimoza Bruzia
Dorian Çollaku
Klevis Bejtaj, nipi i Ardian Bitraj

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button