roze

“Rita e frikësuar. Përjeton makthe”

Ajo përjetoi një grabitje në 2015, kur dikush hyri në shtëpinë e saj, ndërkohë që ajo po flinte. Pas gjithë kësaj historie të tmerrshme, Rita Ora ka treguar se tashmë ka ndërtuar një dhomë moderne me një sistem të lartë sigurie në shtëpinë e saj në Londër.

Këngëtarja 26-vjeçare e “Body On Me” i është shprehur miqve të saj të afërm se ajo është mendërisht e frikësuar si pasojë e atij incidenti.

Sipas “Daily Mail”, ish-trajnerja e “X Factor” ka punësuar një grup specialistësh për të instaluar sistemin e sigurisë në shtëpi.

Një mikeshë pranë Rita Orës, ka deklaruar: “Rita është akoma e tronditur dhe vazhdon të përjetojë makthe të tmerrshme rreth grabitjes. Edhe pse grabitësi është në burg, ajo nuk është e qetë dhe përjeton një frikë të vazhdueshme, duke menduar se kjo gjë mund të ndodhë sërish”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button