Kronika

Profili i sulmuesit, jeta normale e 52-vjeçarit Khalid Masood

Khalid Masood ishte një emër i regjistruar në dosjet e policisë për agresion, por së fundi, nuk ka qenë subjekt i ndonjë hetimi.

Fqinjët e 52-vjeçarit i cili vrau 4 vetë me makinë në urën e Uestminsterit në Londër e plagosi 40 të tjerë, e njihnin si njeri familjar që çonte fëmijët në shkollë çdo mëngjes e kujdesej për kopshtin përpara shtëpisë.

Policia po mbledh së bashku informacionet që mund ta ndihmojnë të kuptojë shndërrimin e një personi të dënuar shkurtimisht për dëmtime fizik dhe zotërim instrumentash që mund të përdoren si armë, në një terrorist të frymëzuar nga Shteti Islamik. Dy persona të tjerë kanë përfunduar në pranga në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Në të gjithë kryeqytetin britanik masat e sigurisë janë shtuar ndjeshëm, por në shumë pjesë të tij, jeta i është rikthyer normalitetit.

“Erdha sot sepse ime më punon këtu, është infermiere. Erdha ta shoh dhe t’i sjell ushqim. Përgjithësisht, po bëjmë më të mirën tonë që ta kapërcejmë këtë moment të vështirë. E di që autoritetet po bëjnë sa munden për të siguruar jetët e të gjithëve këtu dhe atë të vizitorëve”, thotë një banore e Londrës.

“Nuk na zinte gjumi sepse shumë gjëra të rënda po ndodhin. Është vërtet irrituese e gjithë kjo, megjithatë ne sot do të vazhdojmë jetën si çdo ditë tjetër sepse nuk do t’i lejojmë të na mposhtin”, deklaron një banor tjetër.

ISIS-i ka 18 muaj që kërcënon të godasë Londrën. Në mesazhin video ku pretendonte autorësinë e sulmeve të Parisit, miliantët e tij paralajmëronin se shënjestra e radhës do të ishte pikërisht kryeqyteti i Britanisë.

Që prej tragjedisë së Nisës verën e kaluar, duket se ka një model të ri të akteve terroriste në Europë, ato me thika e makina dhe agresorëve nuk u intereson më identiteti i viktimave. Nuk ka rëndësi nëse vdesin myslimanë, pra nuk bëhet fjalë për vrasje të “të pafeve”, por për terror në vetvete.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button