Te ndryshme

Të sëmurë apo të shëndetshëm? Ja çfarë tregon dylli i veshëve

Nuk është ndonjë temë kaq e këndshme për t’u trajtuar, por për sa kohë është çështje e të gjithëve, nuk duhet shmangur!

Edhe pse kemi lexuar e dëgjuar se përdorimi i pastruesve të veshëve nuk është i këshillueshëm, nuk mund ta heqim krejtësisht nga përdorimi.

Dylli i veshëve ndihmon edhe organizmin sepse nuk i lejon mikrobet të depërtojnë lehtë përmes veshëve. Mirëpo, ka disa shenja që mund të tregojnë se nuk jeni dhe aq të shëndetshëm. Nëse dylli është i verdhë dhe i trashë atëherë i rrituri është i shëndetshëm.

Edhe nëse dylli merr një ngjyrë që anon nga grija nuk keni pse të shqetësoheni!

Veçse, nëse keni kruarje të vazhdueshme atëherë bëhet fjalë për një ekzemë dhe këshillimi me mjekun është i nevojshëm.

Aktiviteti fizik ndikon edhe në dyllin e veshëve. Nëse sforcohemi dhe djersijmë shumë, atëherë dylli merr ngjyrë kafe të errët.

Dylli i veshëve mund të jetë i errët dhe në sasi të madhe edhe kur kalojmë situate ankthi e stresi. Në këtë rast, pastrimi është i domosdoshëm.

Është për t’u shqetësuar kur bashkë me dyllin shihni edhe ndonjë gjurmë të lehtë gjaku. Drejtohuni menjëherë te mjeku sepse mund ta keni shtyrë pastruesin më shumë se ç’duhet dhe keni prekur timpanin. / Living

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button