Ekonomia

Situata në BSH, Rama takon Nishanin

Kryeministri Edi Rama takoi sot Presidentin Bujar Nishani dhe ka ndarë me kreun e Shtetit pikëpamjet për situatën e re të krijuar në Bankën e Shqipërisë, pas arrestimit të Guvernatorit Ardian Fullani.

rama-nishani 2

Zyra e shtypit e kryeministrisë bën të ditur se “pikëpamjet e tyre kanë qenë plotësisht konvergjente lidhur me domosdoshmërinë e sigurimit të një vijimi sa më të qëndrueshëm të punës së Bankës së Shqipërisë, ndërkohë që në çdo hap të mëtejshëm drejt normalizimit, duhet mbajtur parasysh, qoftë forcimi i pavarësisë së institucionit, qoftë garantimi i standardeve më të larta të profesionalizmit në drejtimin e Bankës së Shqipërisë”

Gjithashtu, një ditë më parë zyra e shtypit e kryeministrisë bëri të ditur se “sapo është kthyer nga Samiti i Uellsit, që herët në mëngjes, Kryeministri ka pasur një takim me Kryetarin e Kuvendit, pasuar me një sërë telefonatash me partnerë e ekspertë ndërkombëtarë të qeverisë dhe më pas një tjetër takim me përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar”.

Duke konfirmuar se kontaktet e Kryeministrit do të vazhdojnë, Kryeministri Edi Rama dëshiron t’i shprehë respektin e mbështetjen e Qeverisë të gjithë teknicienëve të Bankës së Shqipërisë, aftësitë e spikatura dhe puna e përkushtuar e të cilëve, janë një bazë shumë e sigurt për qëndrueshmërinë e padiskutueshme të institucionit, pavarësisht situatës së krijuar në majën e drejtimit të tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button