KronikaSporti

Itali – Shqiperi dhe Kosove – Islande, direkt edhe Online

Ndeshjet e futbollit te ekipeve tona kombetare te Shqiperise dhe Kosoves qe ndeshen respektivisht  me Italine dhe Islanden , per fat te keq zhvillohen ne te njejten ore. E para zhvillohet ne palermo te Italise dhe e dyta ne Shkoder.

Te dyja ndeshjet mund te ndiqen nga transmetimet e radiotelevizionit publik shqiptar ne kanalet RTSH 1 dhe RTSH 2. Por mund te ndiqen edhe online ne faqen zyrtare te radiotelevizionit shqiptar ne linkun e meposhtem

http://rtsh.al/rtsh-live/rtsh-dixhital.html

Itali-Shqipëri do të jetë një ndeshje spektakolare. Palermo duket se është kthyer sot në “qytetin e shqiponjave, pasi tifozët kuqezi kanë mbushur rrugët e qytetit italian. Të veshur me fanella dhe shallë kuqezi, e me flamuj në duar, këngët shqiptare dëgjohen kudo në Palermo.

Qindra mijëra tifozë shqiptarë janë sot në pritje për të parë në stadium përballjen mes ekipit shqiptar dhe italian në orën 20:45.

Ndërkohë gjatë paradites së sotme një delegacion shqiptar ka vizituar Piana degli Albanesi, një qytezë 35 kilometra larg Palermos, e cila është e populluar nga arbëreshët, shqiptarët që kanë emigruar aty që nga koha e Skënderbeut. Prej rreth 500 vitesh shqiptarët janë spostuar në këtë pjesë të Siçilisë, në Piana Degli Albanesi, që sot ka një komunitet prej rreth 13 mijë arbëreshësh.

Kombëtarja shqiptare përballet sot në orën 20:45 me përfaqësuesen italiane në stadiumin e Palermos, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Rusi 2018”.

Tekniku i kuqezinjve, Giani De Biasi në konferencën për shtyp të mbajtur mbrëmjen e djeshme tha se diferencat janë të dukshme, por ndaj italianëve duhet të japim maksimumin nëse duam të marrim rezultat.

De Biasi rikthehet në Palermo, në një qytet ku në rininë e tij si futbollist kaloi 3 sezone pozitive, duke shënuar edhe 9 gola. Por tani në stolin e kuqezinjve, ai shpreson se njohja e rivalëve do ta ndihmojë këtë mbrëmje.

Italia kryeson grupin G së bashku me Spanjën, me nga 10 pikë secila, ndërsa Shqipëria ndodhet në vendin e katërt me 6 pikë.”

 

Pavarësisht se Shqipëria dhe Kosova luajnë në të njëjtën ditë dhe orë kjo nuk ka penguar tifozë të shumtë nga Kosova të jenë të pranishëm në Shkodër për të ndjekur përfaqësuesen e Kosovës në përballjen ndaj Islandës.

Pak orë para ndeshjes, në festë si zakonisht, tifozët kosovarë besojnë në një rezultat pozitiv të Kosovës ndaj Islandës.

Madje, ka prej atyre që besojnë se ndaj Islandës mund të vijë edhe fitorja e parë e Kosovës në këto ndeshje eliminatore.

Por, ato nuk harrojnë ti urojnë suksese edhe Kombëtares shqiptare në ndeshjen ndaj Italisë.

Itali – Shqipëri dhe Kosovë – Islandë luhen në orën 20:45, ku Kosova ndeshjen e saj si vendase e luan në stadiumin “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës./

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button