Home / Sporti / De Biasi për dorëheqjen: Është shpejt, por do flas me presidentin

De Biasi për dorëheqjen: Është shpejt, por do flas me presidentin

Pas ndeshjes së humnur me rezultatin 2-0, ndaj Italisë, në “Renzo Barbera”, trajneri i kombëtares është përballur me gazetarët italianë, në konferencën për shtyp.

Trajneri ka nënvizuar se ekipi shqiptar ka bërë një ndeshje të mirë nga pikëpamja tenkine dhe taktike, si dhe i ka pëlqyer impenjimi i ekipit.

“Më vjen keq që po kthehemi në shtëpi me humbjen 2-0. Zhvilluam një ndeshje të mirë në të gjitha aspektet, përveç atij fizik, ku më duhet të pranoj se nuk jemi në momentin tonë më të mirë”, tha De Biasi.

Trajneri komentoi edhe incidentin e shkaktuar nga tifozët shqiptarë, me hedhjen e flakadanëve, çka solli ndërprerjen e ndeshjes për 15 minuta.

“Më vjen jashtëzakonisht keq për flakadanët dhe tymueset. Diçka të tillë nuk e kisha parë kurrë në gjatë këtyre pesë viteve në krye të Shqipërisë”, tha trajneri italian i kuqezinjve

Në fund De Biasi u pyet nga gazetarët italianë, mbi një dorëheqje të mundëshme nga drejtimi i Shqipërisë, pas pësimit të tre humbjeve radhazi dhe daljes nga gara për kualifikim.

“Është akoma shpejt për dorëheqje. Të kalojë kjo natë dhe pastaj do të flas me presidentin”, u përgjigj De Biasi

Leave a Reply

%d bloggers like this: