Home / Bota / Sulme ajrore amerikane pranë digës së Hadithas

Sulme ajrore amerikane pranë digës së Hadithas

aaa544Shtetet e Bashkuara të Amerikës filluan një seri sulmesh në Irak për të neutralizuar xhihadistët e ISIS-it, të cilët po përpiqen të marrin kontrollin e digës së Hadithas, shkruan sot ”Wall Street Journal” online duke cituar burime ushtarake. Sipas ”WSJ”-së, që shkruan nga Tbilisi, Gjeorgji, ku gjendet sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, SHBA hapën me këtë sulm një fazë të re kundër ISIS-it. Avionët kanë goditur kryesisht militantët xhihadistë, të cilët suan të marrin nën kontroll një nga digat kryesore të vendit, që gjendet në territor sunit, në veriperëndim të Bagdadit. ”Sulmet ajrore kundër ISIS-it në Haditha, diga e dytë për nga rëndësia e Irakut, janë bërë me kërkesë të autoriteteve irakiane”, deklaroi zëdhënësi i Pentagonit, admirali John Kirby.

Leave a Reply

%d bloggers like this: