Home / Kronika / Korçë/ Rrahin familjarët e grabisin kasafortën, në kërkim autorët

Korçë/ Rrahin familjarët e grabisin kasafortën, në kërkim autorët

Një banesë private në fshatin Kamenicë ka rënë pre e grabitjes mbrëmjen e djeshme.

Dy persona të maskuar, të cilët dyshohet se kanë qenë të armatosur kanë arritur të grabisin një sasi të konsiderueshme parash, por edhe disa dokumente që ndodheshin në një kasafortë.

Banorët e shtëpisë kanë bërë rezistencë e për këtë arsye dy grabitësit kanë ushtruar dhunë fizikë ndaj tyre, ku kanë marrë plagë të lehta.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.